Media Galeri

Veriu i Italisë përfshihet nga moti i keq dhe breshër i pazakontë

Zona e veriut të Italisë u përfshi nga moti i keq pasditen e të enjtes. Pjesa më e madhe e Lombardisë u godit nga shiu i fortë dhe breshëri me kokrra të mëdha.

Në Milano, ku u dha paralajmërimi portokalli, pati shumë thirrje telefonike nga qytetarët për zjarrfikësit për frikën e përmbytjeve.

Lumenjtë Seveso dhe Lambro po monitorohen ngaa autoritetet. Probleme ka pasur gjithashtu në Pavia dhe Bergamo, si dhe në zonën e Varezes, ku disa rrugë janë mbyllur për shkak të rënies së pemëve. Breshëri i fortë, ka dëmtuar dhe thyer xhamat e makinave të parkuara në rrugë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë