Edhe pse zyrtarisht jemi në vjeshtë, mbetemi nën ndikimin e stinës së verës.
Nga e hëna deri në të premten temperaturat do të shkojë në 35-36 gradë Celsius. Do jenë disa qarqe, kryesisht Elbasani, Berati, Gjirokastra, nuk mbetet pas Tirana, Fieri dhe Lushnja, ku temperatura do të shkojë në vlerat 35-36 gradë Celsius. 32-33 gradë do të jetë pothuajse e gjithë vija bregdetare, ndërkohë zona malore do të regjistrojë vlerën 30 gradë Celsius.
Sipas meteorologëve, temperaturat janë të larta me 8 gradë nëse do të bënim një krahasim me vlerat klimatike të shtatorit.
Ndërkohë moti do të jetë me diell përgjatë paraditeve, ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë vranësira duke sjellë rrebeshe shiu, stuhi ere në zonat malore. Deti do të ketë dallga për shkak të erës së fortë, deri në 50 km/h.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.