Trend

Vendosja e ‘blush-it’, trendi i grimit që ka pushtuar TikTok-un lidhet me princat William dhe Harry

Nga Gazeta 'Si'-Në TikTok, ku trendet e grimit shtohen çdo ditë si kërpudhat pas shiut, po qarkullon i ashtuquajturi “boyfriend blush” (skuqja e mollëzve si të të dashurit).

Teknika në fjalë ka arritur më shumë se 30 milionë shikime, ndërsa akoma më tepër po shtohen dhe videot për të.

Thelbi i teknikës është të aplikosh blush (nuancë e kuqe) më shumë se zakonisht, aq sa e kuqja e butë të zbresë deri poshtë mollëzave, por pa arritur në cepat e buzëqeshjes. Grimierëve që e mbështesin teknikën, kjo metodë, u kujton fotot e vjetra të princave William dhe Harry kur ishin më të vegjël dhe kishin një të kuqe të lehtë në fytyrë.

Nuk është për t'u habitur që vitet '90 kanë pasur një ndikim në një tjetër moment të madh bukurie që shpërtheu pasi pamja kanalizon ndjesinë e relaksimit por dhe të ashpër e androgjene të epokës. 

“Ata dukeshin të lezetshëm, të rinj dhe shumë sportivë”, thotë grimierja Mallory Osses, e cila tregon edhe teknikën e saktë. Për ta aplikuar duhet nisur me fokusin në qendër të mollëzave, më pas vazhdon me aplikimin në formë “W”, duke dhënë efektin e një lëkurë më të ngritur.

Gjenerata Z(12-27 vjeçarët) janë të parët që e pëlqyen këtë trend dhe arsyeja është e thjeshtë: Ky blush të bën të dukesh më i ri dhe më fëmijnor në fytyrë.

@malloryosses Replying to @Thanksbuddy What is Boyfriend Blush? 💕 #boyfriendblush #blusher #oblongface @Mallory Osses @Mallory Osses ♬ original sound - Mallory Osses

E vetmja këshillë që duhet të keni parasysh është të mos e teproni me grimin kur ta provoni, pasi në tërësi pamja duhet të jetë shumë natyrale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë