Gazeta Si – Mori gjithë vëmendjen në Botërorin e skermës ajo përplasje mes sportistes ukrainase Kharlan dhe ruses Smirnova, më të parën që refuzoi shtrëngimin e dorës dhe u skualifikua për antisportivitet, pas protestës 45-minutëshe në pedanë të së dytës. Por situata ndryshoi.
Ukrainasja Kharlan, që e fitoi duelin, është rikthyer në gara nga vetë presidenti i CIO-s (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar), madje falë fitores ajo kualifikohet direkt për në Lojërat Olimpike Paris 2024.

“Letra, me të cilën presidenti Tomas Bach më konfirmonte kualifikimin direkt në Olimpiadën 2024 më bëri të qaja. Nuk po e besoja. Isha bashkë me skuadrën, ia lexova edhe familjes. Është diçka e pabesueshme, jam vërtet mirënjohëse për këtë mundësi”, – ka thënë Olga Kharlan pas letrës së marrë nga Bach.
Pas skualifikimit në garën individuale për përshëndetjen e munguar ndaj ruses Smirnova dhe më pas ripranimin për garën në skuadër në Botërorin që po zhvillohet në Milano, mendoi presidenti i CIO-s për ta zgjidhur situatën. Ai i dërgoi një letër sportistes, duke e garantuar se ishte kualifikuar për në Olimpiadën e Parisit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




