Nga Gazeta Si – Qeveria ka bërë disa ndryshime lidhur me kompensimet dhe humbjet që u shkaktohen punonjësve të policisë për shkak të punës së tyre.
Kështu, kur polic emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi. Pagesat janë si më poshtë:
a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;
b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;
c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;
ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;
d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj.
Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022, ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




