Nga Gazeta ‘SI’ – Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Rrugore ka njoftuar se transferimi i targave të personalizuar nga një mjet tek tjetri do të mund të bëhet lirshëm, pas asnjë kufizim.
Deri më tani, transferimi i targave mund të kryhej vetëm nëse mjeti i ri i pronarit do të kishte moshë më të re se mjeti ekzistues, p.sh nga një mjet i vitit 2012 tek një mjet i vitit 2013, por jo e anasjella. Kriter ishte dhe çmimi për mjetin ku transferohet targa, e cila duhet ta kishte më të lartë se çmimi i mjetit nga ku merret targa.
Një kufizim tjetër ishte edhe kategoria e mjetit, targa mund të transferohej vetëm nga një autoveturë në një autoveturë, jo kategori tjetër.
Nga sot, 14 tetor, asnjë nga këto kritere nuk është më i vlefshëm, njofton Drejtoria e Shërbimeve Rrugore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



