Lajme

Vendimi i Kolegjit, Presidenca: Skeç i orkestruar prej kohësh

Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, i cili vendosi të lërë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve, vjen edhe një reagim nga ana e Presidencës. Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, e ka cilësuar vendimin e Kolegjit Zgjedhor një skeç të orkestruar prej kohësh.
“Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh”, shkruan Tedi Blushi në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/blushited/posts/10157319838872760

Kolegji Zgjedhor me anë të trupës gjykuese që përbëhej nga Tomor Skreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa, vendosi të rrëzojë kërkesën e kryetarit të Partisë Uniteti Kombëtar, për çregjistrimin nga listat e zgjedhësve të pushtetit vendor.
Ky vendim la në fuqi mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë