Shendet

Vendimi i fundit, vaksina Pfizer do të aplikohet edhe tek moshat 12-15 vjeç

Pfizer, BioNTech thotë se vaksina kundër COVID19  është e sigurt dhe efektive tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç dhe mund të jetë gati para vitit të ardhshëm shkollor, njofton “Washington Post”.  

Vendimi nga kompania u bë publike të mërkurën pasi disa provave klinike ndaj kësaj grupmoshe.   

Deri më tani vaksina Pfizer, BioNtech aplikohej vetëm tek personat mbi 16 vjeç.

Ndërsa vaksina tjetër amerikane “Moderna” për personat mbi 18 vjeç. Të dyja kompanitë kishin filluar provat për ta shtrire vaksinimin edhe tek grupmosha më të reja.

Një studim i fundit në SHBA njoftoi se nga personat vaksinuar rezultoi se vaksina Pfizer ishte efektive me 80% që pas dozës së parë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë