Njerez

Vendimi, kush udhëton drejt Greqisë duhet të bëjë testin e shpejtë ose PCR, të gjitha kushtet që duhen plotësuar… edhe për fëmijët mbi 12 vjeç

Të gjithë shtetasit që udhëtojnë drejt Greqisë, përfshirë dhe ata shqiptarë, do t’i nënshtrohen testimit laboratorik me metodën PCR ose testit të shpejtë. Në bazë të vendimit të fundit të qeverisë greke, çdo shtetas që do të kalojë kufirin për Greqi duhet të plotësojë formularin online të shëndetit, duhet të ketë çertifikatë vaksinimi, ose test PCR (të bërë 72 orë para mbërritjes së tyre në Greqi) ose të shpejtë (brenda 48 orëve para mbërritjes së tyre në Greqi) ose çertifikatë të diagnozës pozitive e vlefshme për 1 deri në 6 muaj.

Kriteret sa më sipër do të prekin edhe fëmijët mbi 12 vjec.  Ndërkohë, formulari duhet plotësuar nga të gjithë në rast udhëtimi drejt Greqisë nga të gjitha pikat kufitare, tokësore ose ajrore.

Në pikat kufitare doganore të Kapshticës, Kakavijës dhe Qafë Botës nuk ka limit për numrin e personave që kalojnë kufirin.

Këto pika do të  funksionojnë 24 orë për të gjitha kategoritë e udhëtarëve.

Nga data 13 korrik është hapur gjithashtu edhe pika kufitare e Tre Urave (Merxhani), pa limit kuotash ditore dhe me orar lëvizjeje nga ora 08.00-20.00


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë