Jete & Stil

Vendet që do t’ju magjepsin në Amsterdam

I njohur si një qytet me një me një arkitekturë të veçantë që të ngjason disi me qytetin e Venecias, me ndërtesa të ulëta shumëngjyrëshe që të kënaqin syrin, Ameterdami është vendi që magjeps turistët.

Por nëse po mendoni të vizitoni Amsterdamin, mos u fiksoni vetëm pas qendrës së qytetit, ka disa vende që do ju lënë mbresa të veçanta.

I Amsterdam

 Disa nga atraksionet e Amsterdamit, janë emblema për qytetin. Shkoni patjetër tek I Amsterdam dhe mos u ktheni pa bere te paktën një fotografi.

Shtëpia e Anne Frank

Thjesht mund t’ju them se te ecje neper shtëpinë e Anne Frank, ishte një eksperience me shume se frymëzuese. Vizitoni shtëpinë e saj, kthehuni pas ne kohe duke ecur nga njëra dhome ne tjetrën. Kjo përvoje do t’ju lere pafrymë.

Muzeu Van Gogh

Van Gogh është një nga artistet me te njohur e te vlerësuar  të të gjitha kohërave. Te rrethohesh nga kryeveprat e tij, është fantastike. Stili i tij është unik, pikturat e tij janë mbreslënëse. Vendoseni ne listën tuaj!

Muzeu Rijk

Rrethuar nga piktura shume te bukura dhe objekte historike, muzeu Rijk duhet patjetër te vizitohet nga artdashësit, por jo vetëm. Është një nga muzeumet me te njohur ne Amsterdam për koleksionet e mëdha te artit viziual. Do te shihni piktura te Rembrandit, Johannes Vermeer dhe Frans Hals. Planifikoni te shpenzoni goxha kohe.

Heineken

Beni pak pushim dhe zhytuni ne boten e Heineken. Shihni se ç’ndodh prapa kuintave. Mësoni se s’prodhohet birra, njihuni me historinë e Heineken dhe sigurisht pini sa me shume birra te mundeni. 

Kanalet

Amsterdami njihet për kanalet e tij. Zgjidhni te shëtisni përgjatë tyre me varke. Do te shihni nga shume afër shtëpi dhe restorante brenda një varke. Nëse doni vërtete te shijoni arkitekturën kjo është mënyra me e mire për ta bere.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë