Është e pamundur të hapësh rrjetet sociale dhe mos të shikosh ndonjë selfie nga miqtë.
Adoleshentet më shumë priren të postojnë foto vazhdimisht në rrjetet sociale, dhe ky zakon i krijuar nga Facebook, Instagram , Snapchat apo rrjetet të tjera sociale, ka marrë termin “Selfitis”.
Ndonëse “Selfitis” nuk njihet si një çrregullim mendor sipas Shoqatës Psikiatrike Amerikane, disa ekspertë thonë se kjo duket një prirje shqetësuese.
Studimet zbulojnë se të shpenzosh kohë në rrjetet sociale ndikon negativisht në vetëvlerësimin e njerëzve , që do të thotë, personat që publikojnë shpesh selfie në rrjetet sociale, kanë vetëdije kronike, dhe rezultate më të ulëta vetëbesimi.
Nëse ju bëni të paktën tre selfie në ditë dhe nuk i postoni ato në rrjetet sociale, atëherë ju quheni “selfitis në kufi”. Por në qoftë se ju i postoni këto tre selfie ju tashmë përkufizoheni me termin “selfitis akut”, Ndërsa në grupin e “selfitis kronik”. Këtu futen personat që nuk mund t’i rezistojnë orvatjes për të bërë selfie gjatë gjithë kohës dhe të postojnë rreth gjashtë foto në ditë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.