Vende dhe Udhetime

Vendet më të bukura në Europë për të vizituar në shtator, mes tyre edhe Saranda

Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë verës, por për fat të mirë ka vende ku është e mundur të zgjasësh këtë sezon edhe më shumë, duke notuar apo edhe bërë ecje në natyrë, duke parë perëndimet e bukura të diellit dhe qiellin me yje. Prandaj, për këdo që ka vendosur të bëjë pushimet në shtator, revista italiane “Si Viaggia” ka zgjedhur disa nga vendet më të bukura në Europë, ndër to është edhe Saranda e Shqipërisë.

Skiathos, një mbretëri relaksi dhe argëtimi

Greqia, në shtator, ofron emocione edhe më të pabesueshme, veçanërisht nëse jeni në një ishull ëndërrash si Skiathos, plot plazhe ranore magjepsëse, një oazë relaksi, por edhe një fushë argëtimi, me sharmin e saj kozmopolit, klubet dhe sugjerimet mesdhetare që e bëjnë atë aq të parezistueshme.

Ishujt Balearik, një ëndërr gjatë gjithë vitit

Arkipelagu Balearik është një ëndërr gjatë gjithë vitit, falë klimës së butë dhe të ngrohtë, plazheve të bukura të mbuluara nga ujërat e pastra kristalore, peizazheve natyrale që të lënë pa frymë, ideale për dashamirët e aktiviteteve në natyrë. Për të mos përmendur trashëgiminë e pasur kulturore të ruajtur në secilin nga katër ishujt në brigjet e Spanjës Lindore, si dhe gastronominë mesdhetare dhe më pas pamjet unike. Ka kaq shumë për të parë, dhe shtatori është muaji i përsosur për ta bërë këtë.

Malta, në zbulim të Karaibeve të Mesdheut

Nëse nuk keni qenë kurrë në Maltë, një festë shtatori mund të jetë mundësia ideale për të shijuar plotësisht mrekullitë e saj. Nga thesaret në kryeqytetin e shkëlqyer Valletta, deri në ishujt magjepsës Gozo dhe Comino, të konsideruar si Karaibet e Mesdheut, ku mund të humbasësh në spektaklin e të gjitha nuancave të kaltra që kanë këto ujëra, një udhëtim për në Maltë gjatë shtatorit do të ishte perfekt.

Pula, midis natyrës dhe kulturës

Një qytet i mrekullueshëm dhe i rëndësishëm me pamje nga deti i vendosur në majë të Istria, Pula ofron një mori atraksionesh natyrore dhe kulturore. Duke u nisur nga arena ikonike e ndërtuar tërësisht me gurë gëlqerorë vendas, duke vazhduar mes “dëshmive” të tjera të shumta nga epoka romake, për të arritur në plazhet madhështore, deri në rrethinat, ku mund të eksploroni mrekulli të tjera siç është parku i Kamenjakut, një destinacion i mrekullueshëm.

Villefranche-sur-Mer, perla e rivierës franceze

Xhevahir i bukurisë së rrallë të Cote d’Azur, Villefranche-sur-Mer është një fshat magjepsës peshkimi për tu vizituar, duke shijuar një arratisje të këndshme përgjatë rrugicave të ngushta dhe dredha-dredha, shkallëve historike. Një destinacion popullor për jahte dhe varka me vela, edhe më tërheqës në diellin e ngrohtë të shtatorit.

Algarve, det i kristaltë dhe plazhe unike

Algarve është padyshim një nga destinacionet turistike më të njohura në Portugali. Dhe nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që gëzon një klimë të butë gjatë gjithë vitit, ofron një det kristalor dhe plazhe piktoreske, bukuri dhe peizazhe aq të pabesueshme sa që duken surreale.

Saranda, një vendpushim i njohur bregdetar në Shqipëri

Shqipëria, me perlat e saj, mund të ofrojë bukuri të papritura, veçanërisht në një nga vendpushimet më të famshme bregdetare në Europë. Nëse në shtator doni akoma detin dhe relaksin, pa hequr dorë nga jeta e natës, Saranda mund të jetë destinacioni që kërkoni.

Korsika, xhevahiri i Mesdheut

Atmosferat mesdhetare, pamjet e kartolinave, deti i mrekullueshëm blu, rrugicat që në çdo hap zbulojnë histori, tradita dhe arkat e hapura të thesareve të kësaj toke të pasur me bukuri të papranueshme. Ka një mijë e një arsye për të rënë në dashuri me Korsikën dhe ja vlen t’i zbulosh në një muaj po aq magjik sa ai i shtatorit.

Qipro, midis ujërave të kristalta dhe historisë mijëvjeçare

Së fundi, ndër destinacionet bregdetare për t’u vizituar në shtator, sugjerohet ishulli i mrekullueshëm i Qipros. Një tokë midis botës greke dhe asaj turke, me gjithë hijeshinë që shoqërohet me të, ku mund të humbësh zemrën në plazhet e ëndrrave, vendet arkeologjike, manastiret dhe xhamitë, fshatrat piktoresk dhe qytetet moderne.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë