Furnizuesi shtetëror i energjisë, Elektroprivreda Republike Srpske, ERS, në Republikën Srpska ka njoftuar familjarët të aplikojnë në fondin e vënë në dispozicion për të instaluar sisteme solare në shtëpitë e tyre. Programi synon të ndihmojë 50.000 familje në vend që të instalojnë panelet dhe të bëhen prodhues dhe konsumatorë njëkohësisht.
ERS do të financojë blerjen dhe instalimin e paneleve diellore dhe konsumatori do të paguajë investimin në këste mujore të barabarta me faturën mesatare mujore të energjisë elektrike për vitin e kaluar, të reduktuar me 10%, përveç nëse klienti zgjedh një shumë më të lartë. Kapaciteti elektrik për familjarët do të jetë nga 3 në 7 KW dhe mund të hedhin në rrjetin e transmetimit tepricën që nuk i duhet.
Në program ERS synon të ndihmojë edhe 500 biznese.
Ata që mund të aplikojnë janë familjarët që kanë konsumuar mbi 3.000 KWh në periudhën prill 2021-mars 2022 dhe shtëpitë e të cilëve ndodhën në jug, juglindje ose jugperëndim.
Mali i Zi po ofron po ashtu fonde për konsumatorët dhe Serbia po shpërndan subvencionel.
Furnizuesi shtetëror i Malit të Zi, Elektroprivreda Crne Gore, EPCG, njoftoi hapjen e dy projekteve për të ndihmuar 3.500 familjarë, biznese apo institucione që të instalojne panele solare për prodhim dhe konsum.
Në Serbi, konsumatorët mund të aplikojnë për subvencione deri në 50% mbulim të investimit fotovoltaik. Një pjesë disbursohet nga qeveria dhe pjesa tjetër nga autoritetet lokale, sipas vendndodhjes së subjekteve./BalkanEnergyNews
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



