Një i dënuar me burgim të përjetshëm është gjetur i pajetë në ambientet e burgut të Peqinit.
Mësohet se viktima është shtetasi Andon Mëhillaj, i cili ka marrë dënim me burg përjetë.
Mëhillaj ishte akuzuar si ndërmjetës i vrasjeve me pagesë të kryera nga Julian Sinanaj dhe Ndriçim Gjokona.
Nuk dihen ende rrethanat e vdekjes së të dënuarit, por dyshohet se vuante nga depresioni. Në 2014-ën ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqe, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.
Emrat e Andon Mëhillajt dhe kushëririt të tij Genis Mëhillaj u bënë publikë pas arrestimit të vrasësit me pagesë Juljan Sinanaj. Mëhillajt dyshohen se kanë qenë çelësi i zbërthimit të të gjithë porosive të krimeve të pranuara tashmë nga Sinanaj. Ata e paguanin këtë të fundit dhe në shumicën e rasteve nuk i kanë treguar emrat e porositësve të vërtetë. Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte “pazaret” mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.