Lisa Pisano, personit të parë që iu vendos një pompë mekanike në zemër, si dhe një veshkë derri e modifikuar, ka ndërruar jetë. Pisano iu nënshtrua transplantit më 12 prill, por organi dështoi për shkak të rrjedhjes së kufizuar të gjakut dhe u hoq më 29 maj.
Rasti i saj ishte transplanti i parë i raportuar te një person me një pompë mekanike në zemër. Pisano ishte e guximshme dhe pavarësisht se e dinte që operimi mund të mos shkonte mirë, vendosi ta kryente atë. Ajo kishte thënë gjatë një konference për shtyp, pas procedurës, se edhe nëse transplantimi i organit nuk do të funksiononte për të, mund të ishte ndihmë për një person tjetër.
“Kontributet e Lisa-s në mjekësi, kirurgji dhe ksenotransplant janë shumë të mëdha. Lisa na ndihmoi për t’i kuptuar më mirë këto ndërhyrje”, thonë mjekët.
Numri i personave që shtohen në listat e pritjes së transplanteve po shtohet jashtëzakonisht shumë. Ksenotransplantimi, i cili përfshin përdorimin e organeve nga specie të tjera, është një zgjidhje e mundshme për mungesën e organeve nga donatorët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.