Lajme

Vdekja e ushtarakes, sot zi kombëtare

Këshilli i Ministrave ka vendosur që për nder të ushtarakes Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën gjatë një misioni të NATO-së në Letoni ka vendosur të shpallë 10 Majin ditë zie kombëtare.

Sipas ketij vendimi, në të gjitha institucionet shtetërore sot flamujt do të ulen në gjysmështize dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje.

Ndërkohë paradite në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohen homazhet në nderim të nëntetares Zarife Hasanaj.

Homazhet për “Dëshmoren e Atdheut” do të mbahen nga ora 10 deri në 11:30. Më pas në orën 12:00 do të mbahet ceremonia shtetërore dhe në orën 13:00 ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit” ku edhe do të prehet nëntetarja.

Nga shpërthimi në Letoni mbeti i plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj.

Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë