Rend dhe Ligj

Vdekja e adoleshentes në Velipojë, ndalohet 24 vjeçari

Vdekja e shtetases Enisa Doda nga Burreli, por banuese ne Bathore, e cila kishte shkuar për pushime me familjen, ka ardhur si pasojë e një aksidenti me motor uji. Policia e Shkodrës ka ngritur tre akuza për 25-vjeçarin Indrit Bajraktari, i arrestuar pak orë pasi në plazhin e Velipojës u gjet e pajetë, e mbytur në det 17-vjeçarja. Ndërkohë sipas akt-ekspertizës nga ana e mjekut ligjor, rezulton se vajza kishte shenja dhune.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, 25 vjeçari ka hyrë në det me motor uji të marrë me qera së bashku me viktimën. Rreth orës 16:30, ai ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në 17 vjeçaren, e cila u gjet e pajetë pasditen e djeshme nga një peshkatar rreth 700-800 metër larg bregut te detit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë