Shendet

Vazhdon vaksinimi i mjekëve kosovarë në Kukës

Mjekë dhe infermierë të Kosovës janë vaksinuar në Kukës edhe sot, në ditën e dytë, ku po u jepet doza e parë AstraZeneca stafeve mjekësore të vijës së parë.
Shqipëria vendosi të ofrojë vaksinim për punëtorët shëndetësorë pasi Kosova ende nuk ka siguruar doza të vaksinës kundër COVID-19. Në këtë fazë, Shqipëria do të imunizojë rreth 500 punëtorë shëndetësorë të Kosovës me vaksinën e AstraZeneca-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka premtuar se kjo ndihmë do të vazhdojë, sapo ky Shqipëria të ketë furnizime të reja me vaksina.
Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Evropë që nuk ka nisur procesin e vaksinimit. (foto të marra nga FB i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu)


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë