Media Galeri

Vazhdon kërkimi për fëmijët e zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Goma

Llava që rrodhi nga mali Nyiragongo në Kongo të shtunën në mbrëmje shkatërroi rreth 500 shtëpi dhe UNICEF thotë se më shumë se 100 fëmijë janë të zhdukur, ndërsa vazhdojnë kërkimet për ta.

“Unë ende nuk kam parë dy fëmijët e mi më të vegjël”, tha një nga banorët ndërkohë që po kërkonte nëpër rrënojat e shtëpisë së tij.

Ndërkohë disa fëmijë janë parë duke mbledhur rrënojat aty pranë, duke kërkuar copëza metali ose tenxhere të djegura për të shitur.

Nga frika se llava do të përhapet në të gjithë vendin, mijëra njerëz mblodhën sendet e tyre dhe u larguan drejt kufirit të Ruandës aty pranë.

Disa fëmijë që ikën nga rrjedha e lavës dhe janë ndarë nga prindërit e tyre po qëndrojnë në një qendër të drejtuar nga Kryqi i Kuq në Goma. Punëtorët e Kryqit të Kuq dhe disa zyrtarë qeveritarë po përpiqen të bashkojnë familjet.

Nënat e dëshpëruara po kërkojnë fëmijët e tyre duke shkuar nga qendra në qendër, për të parë nëse janë gjetur.

“Ne arritëm të gjenim rreth 530 fëmijë të cilët ishin ndarë nga familjet e tyre dhe po vazhdojmë kërkimin për ti gjetur ato që nuk i kemi gjetur akoma dhe për ti bashkuar me familjet e tyre. \BBC\


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë