Njerez

Vasilis Hatzipanagis, historia e harruar e “Maradonës së Greqisë”

Vasilis Hatzipanagis është një emër i panjohur për pothuajse të gjithë lexuesit. Gjithçka nis në vitet ’40, kur familja Chadzipanagis , në mes të Luftës Civile, vendos të arratiset nga Greqia , duke gjetur mikpritje, si shumë nga bashkatdhetarët e tjerë, në Tashkent , kryeqyteti aktual i Uzbekistanit dhe në atë kohë pjesë e Bashkimit Sovjetik . Lindur në 1954, u rrit me ëndrrën për t'u bërë futbollist. I shpejtë dhe me një teknikë të pazakontë,  në Tashkent ai tërheq vëmendjen e vëzhgueseve të Paxtakor , të cilët këmbëngulin  ta transferojnë menjëherë,  përkundër moshës së tij shumë të re. Sidoqoftë, e vetmja pengesë është nënshtetësia, sepse për të debutuar duhet nënshtetësi Sovjetike. Vasilis bindet dhe pranon gjithçka, vetëm e vetëm që të zbresë në fushë. Në moshën 17- vjeçare bëhet beniamini i Paxtakor , grumbullohet me U-19 të Bashkimit Sovjetik për kualifikueset e lojërave olimpike, duke shënuar në debutim. Në një kohë të shkurtër, grumbullohet me ekipin A, pa arritur të debutojë; trajneri i atëhershëm, Konstantin Beskov , do ta përkufizonte si  talentin më të madh sovjetik pas Oleh Blochin.

Kombëtarja e Bashkimit Sovjetik 

E ardhmja e Hatzipanagis dukej tashmë e shkruar, por pikërisht në momentin më të bukur, historia merr një tjetër rrjedhë. Ndërkohë, pas kolapsit te diktaturës shtatëvjeçare ushtarake në vitin 1974, në Greqi vendoset republika : ndjenja atdhetare është shumë e fortë, Vasilis zgjedh të rikthehet . Beskov e paralajmëron, se duke u larguar nga Bashkimi Sovjetik, ai gjithashtu do të zhdukej automatikisht nga radari i ekipit kombëtar, por vendimi ishte marrë. Sidoqoftë, për ndonjë arsye të pashpjegueshme, një futbollist i atij kalibri teknik dhe me një reputacion ndërkombëtar në rritje, vendos të aktivizohet me Iraklis , ekipin e tretë, mediokër të Selanikut.

Iraklis

Sezoni i parë, 1975-76 , megjithatë, bën të heshtë  të gjithë kritikët, sepse skuadra e Hatzipanagis arrin në finalen e Kupës së Greqisë kundër Olympiakos , dhe pas një 4-4 të papritur në 120 minutat e para (me një dopietë), Iraklis arrin të fitojë trofeun, më anë të penalltive. E para e një serie të gjatë, shumëkush do të mendonte, por e vërteta është ndryshe, do jetë trofeu i vetëm i fituar nga Hatzipanagis në gati njëzet vjet karrierë. Sidoqoftë, fenomeni i ardhur nga Bashkimi Sovjetik, për të vendosur  futbollin grek në hartën botërore të futbollit (duke e krahasuar me Maradonën, atë të vërtetin), thirret në kombëtare , atë të atdheut të tij.  Gjithçka  normale, sepse është më e pakta për një lojtar të këtij niveli. Sidoqoftë, si një rrufe në qiell te hapur , Federata Sovjetike me anë të një notë proteste , kërkon që FIFA të mos lejojë Hatzipanagis të aktivizohet me ekipin kombëtar Grek , pasi në të kaluarën kishte veshur fanellën  sovjetike. FIFA e pranon ankesën, duke i mohuar përgjithmonë Maradonës Greke, mundësinë e ndeshjeve ndërkombëtare .

Greqi-Ganë

Për të, megjithatë, ofertat tërheqëse nga gjysma e Evropës nuk mungojnë : Lazio, Stuttgart, Arsenal, Porto , të gjithë e kërkojnë, por edhe një herë, për ndonjë arsye absurde, negocatiatat dështojnë, dhe Vasilis mbetet te Iraklis. Ka shumë hipoteza rreth dështimit të negociatave, disa thonë se ka pasur klauzola në kontratën e tij që e lidhnin me ekipin e Selanikut për gjithë jetën , por hipoteza më e besueshme është se drejtuesit e Iraklis kanë refuzuar çdo ofertë, nga frika e një reagimit  të dhunshëm nga tifozeria e tyre .

Në 1990 Hatzipanagis vendos të varë këpucët në gozhdë, por pas nëntë vjetësh, më 14 dhjetor 1999, ai rikthehet ne kombëtare. Në ndeshjen miqësore midis Greqisë dhe Ganës, luajti për pak më shumë se 20 minuta, në një stadium të mbushur plot vetëm për të nderuar figurën e heroit të ‘’Iraklis’’. Në 2004, 50 vjet pas themelimit të UEFA-s, ai u nderua së bashku me Bobby Moore, Just Fontaine, Ferenc Puskás, Johan Cruyff dhe Eusébio me titullin “Golden Player”.

https://www.youtube.com/watch?v=95Vwngzgas4

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë