Lajme

Vasili: Rama, tutori politik i asgjësimit të reformës në drejtësi

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama se është kthyer në një tutor politik të asgjësimit të reformës në drejtësi.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti iLSI-së, thotë se ”kryeministri e jep vetë vendimin për ish ministrin eproceduar për trafik droge dhe e shpall të pafajshëm pa folur gjykatat dhe ishpall se të gjithë duhet t’i kërkojnë falje atij. Sot vetë kryeministri bëngjoja ekspertizën e audiopërgjimit të Agron Xhafës dhe i jep urdhrin drejtësisëse ku do ecë. Kryeministri është tutori politik i asgjësimit të reformës nëdrejtësi. Sot reforma në drejtësi është në pikë të vdekur”, shkruan Vasili.

Moralisht të gjithë shqiptarët përjetojnë shembjen përdhe të një dogme, të një mashtrimi demagogjik dhe lindjen e rrëmbimit e të kapjes së drejtësisë nga kryeministri”.

Vasili akuzon edhe partnerët ndërkombëtarë, që sipas tij “vetëm për forcë zakoni thonë ndonjë fjalë parafabrikat burokratik për reformën në drejtësi, pasi e kuptojnë që qorrsokaku i saj është pa kthim”.

Vasili thotë se tutorizmi politik i kryeministrit ka prodhuar asgjësimin e drejtësisë, “që Shqipëria nuk e ka provuar kaq tragjikisht asnjëherë e as në kohe pushtimesh apo kthesash të forta politiko-shoqërore”.

Sipas tij, “Shqipëria kishte dje një drejtësime probleme, ndërsa sot nuk ka fare drejtësi, as si institucione, as si frymëdhe as si ndihmë e zgjidhje për qytetarët. Është një faj shume i rëndë iparamenduar dhe i pafalshëm i kryeministrit, si tutori i zhbërjes sistemike tëdrejtësisë. Fillimi i gjykimit të kryeministrit, duhet nga zhbërja e drejtësisëdhe këtu 92% e shqiptarëve që besuan te reforma dhe u mashtruan prej tij paturpësisht,janë të gjithë të një mendjeje”, përfundon Vasili.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë