Lajme

Vasili: Qeveria mashtrim me borxhin, prokuroria të mos heshtë

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili akuzon qeverinë “Rama” se ka fshehur borxhin publik, duke mashtruar shqiptarët dhe paraqitur si më të ulët.

Në një reagim në Facebook, Vasili shkruan se pavarësisht se një fakt i tillë është bërë prezent nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, organet e drejtësisë po heshtin.

“Qeveria ka mashtruar haptas shqiptaret për borxhin publik, duke e fshehur dhe duke e paraqitur atë më të ulët. Denoncimi për këtë mashtrim të përmasave kolosale është bërë nga një institucion kushtetues si Kontrolli i Larte i Shtetit. Qeveria po zhvillon qartësisht një strategji të mbytjes së vendit me borxhe me pasojë kolapsin dhe katastrofën ekonomike. FMN është shprehur qartë lidhur me këtë, duke denoncuar edhe ajo fshehjen e borxhit real nga qeveria dhe duke kërkuar të ndalen koncesionet shkatererimtare. Situata po rëndohet pa kthim”, shkruan Vasili.

Ndërsa shton se prokuroria shqiptare duhet të reagojë ndaj kësaj situate, që sipas tij është përpara provës së fortë.

Sipas tij, Qeveria po ecën në këtë rruge sepse kjo garanton interesat e saj personale dhe në momentin e katrastrofës do të kemi një ekonomi të rrënuar dhe shqiptaret në skamje dhe një grusht rilindasish që do të largohen me vrap nga vendi me hejbet te mbushura plot me para’.

“Sot Prokuroria shqiptare është përpara momentit delikat më të madh të saj pasi zgjedhjet jane vetëm dy: ose do të vendoset në krahun e ligjit dhe më shqiptaret ose do të vendoset në krahun e fshehjes se krimit shtetëror dhe kundër shqiptarëve. Deri tani me mosveprimet e saj për hetimin e krimit shtetëror të mashtrimit të qeverisë me borxhin publik, të denoncuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Prokuroria është vendosur kundër ligjit dhe kundër popullit. Çdo minutë kalon, bën që kjo aferë shkatërrimtare për vendin, e një grupi aventurieresh që ka rrëmbyer qeverisjen dhe po shqyen financat si në një gosti bishash, të kthehet në një tragjedi financiare, që do te zgjatet për dekada të tëra. Prokuroria sot është përpara provës me të fortë të saj. Populli as nuk do të fale dhe as nuk do të harrojë asnjë, që i shpërdoroi detyrën në dëm të tij”, thekson zyrtari i LSI-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë