Lajme

Vasili: Ministria jonë e Jashtme gënjen OSBE në Vjenë

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për letrën që Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka dërguar zyrës së OSBE në Vjenë për zhvillimet politike në vend. Në një reagim në “Facebook”, Vasili shprehet se ministria ka gënjyer në mënyrë kriminale.

“Marrosja kriminale e Ministrisë se Jashtme, që gënjen OSBE në Vjenë!!! Ministria e Jashtme e Shqipërisë e njëjtë me atë të Sadam Huseinit mashtron edhe me shkrim bile, në mënyrë kriminale OSBE në Vjenë, – shkruan ai. – Kjo Ministri idiote gënjen idiotësisht edhe për gjëra, që i ka parë gjithë bota përmes mediave ndërkombëtare. Këta Sadamistë, po përdhosin veten dhe institucionin, për këmbët e thyera të karriges së Edi Ramës”.

Vasili thotë se një ministër si Cakaj që nuk e ka problem të shesë Kosovën, nuk e ka problem të shesë as Shqipërinë.

“OSBE  në Vjenë nuk ka nevojë për informacionet e këtyre armiqve të Shqipërisë, sepse media objektive e profesionale ndërkombëtare po jep informacione pa fund edhe me dokumente bile. Sigurisht informacione të vërteta japin edhe të gjithë ata që janë miq të mirë të Shqipërisë dhe që nuk janë pak…. Të pacipët, që urrejnë atdheun, le të gënjejnë pa u lodhur, sepse një vend të merituar në gropën e mbeturinave të historisë e kanë të garantuar, – vijon Vasili. – Por edhe për informacionin mashtrues në dëm të Shqipërisë sigurisht do të japin hesap një për një për shpërdorimin e detyrës zyrtare, do të marrin edhe dënimin e merituar dhe te pashmangshëm”.

Vasili shprehet se ky institucion ndodhet në ditët më të vështira të tij. “Por atëherë Edi Rama do t’u këtë lënë shëndenë dhe këta duhet t’i bëjnë derman vetes…. E vetmja gjë, që mbetet është se ditë më idiote se këto, Ministria e Jashtme e Shqipërisë nuk ka parë ndonjë herë, që nga dita që ajo ekziston. Këto do të mbeten në historinë e saj si “ditët e marrosjes së kriminalizuar të saj”.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/2041934026106419

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë