Shendet

Varianti i ri indian, OBSH e klasifikon si “shqetësim global”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka klasifikuar për herë të parë variantin e ri të koronavirusit në Indi si  “variant i shqetësimit global”.

OBSH tha se studimet paraprake tregojnë se mutacioni B.1.617 përhapet më lehtë sesa variantet e tjera dhe kërkon studim të mëtejshëm.

Varianti është përhapur tashmë në më shumë se 30 vende, raporton OBSH.

Tri varianteve të tjera nga Mbretëria e Bashkuar, Afrika e Jugut dhe Brazili u është dhënë i njëjti emërtim.

Ndërkohë po studiohet nëse varianti i ri është përgjegjës për rritjen e numrit  të  vdekjeve në Indi, ku spitalet janë kthyer më shumë si vende krematoriumesh.

India raportoi 366,161 infektime të reja dhe 3,754 vdekje vetëm të hënën. Ndërkohë,  ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta se sa raportohen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë