Aktualisht ekzistojnë katër variante të koronavirusit që qarkullojnë në të gjithë botën që janë shqetësuese: “brazilian”, “afrikano-jugor”, “nigerian” dhe “indian”.
Ai “anglez” është më i transmetueshmi, por vaksinat funksionojnë.
Nga ana tjetër, variantet e tjera mund të shmangin antitrupat neutralizues të shkaktuar nga vaksina dhe infeksionet e mëparshme.
Studimet janë ende të pakta, veçanërisht në terren. Sidoqoftë, ne e dimë se vaksina “AstraZeneca” është më pak e efektshme në variantin e “Afrikës së Jugut” (edhe pse studimi është kryer vetëm në dy mijë njerëz).
Ne gjithashtu e dimë, se ai “brazilian” shkakton ri-infeksione (në Manaus shumë njerëz janë sëmurë përsëri).
Ne dimë shumë pak për atë “nigerian”, tashmë të pranishëm në Itali, në Tirolin e Jugut (ka dy mutacione që kombinojnë transmetueshmërinë e atij “anglez” dhe shmangien e vaksinave si ato të Afrikës së Jugut).
Ne dimë edhe më pak për “indianin”, i karakterizuar nga një mutacion i dyfishtë në proteinën “spike”, atë që përdoret nga virusi për të bashkuar qelizat pritëse (prandaj mund të jetë më infektiv).
Nuk është ende e qartë nëse karakterizohet nga një transmetueshmëri më e madhe. Edhe me variantin “nigerian”, frika është se vaksinat nuk janë plotësisht efektive, megjithatë vaksina indiane e virusit e dobësuar, “Covaxin” duket se e neutralizon atë në mënyrë efektive.
Mënyra për të mbrojtur veten nga variantet, veçanërisht ato më të përhapurat, është gjithmonë e njëjta: distancimi, maskat, larja e duarve, ventilimi.
Është më mirë të përdorni maska më mbrojtëse ose kirurgjikale Ffp2, me një copë sipër për të përmirësuar ngjitjen në fytyrë.
Britania e Madhe
Në Mbretërinë e Bashkuar, gjysma e popullsisë është vaksinuar (33.5 milionë njerëz morën dozën e parë, 12 milionë gjithashtu edhe të dytën), por variantet mbeten një shqetësim.
Nëse fluturimet nga vendet më të rrezikuara janë bllokuar – nga Afrika e Jugut që nga 24 dhjetori, nga Brazili që nga 15 janari dhe nga India që nga java e kaluar – qeveria Johnson po vazhdon fushatën e saj për të blerë një dozë të tretë nëse është e nevojshme.
Sipas “The Times”, ekzekutivi po kërkon vaksinën “Pfizer” dhe do të synojë të dyfishojë dozat e blera fillimisht, për një total prej 80 milionë.
Plani për momentin është që të përdoren këto doza për të rinjtë – komiteti parlamentar i vaksinave nuk ka komentuar ende mbi efektivitetin e formulës “AstraZeneca” për qytetarët nën 30 vjeç, megjithëse rregullatori i ilaçeve e ka miratuar atë – dhe nga shtatori për të administruar dozën e tretë deri te 70-vjeçarët, ndër të cilët, mbulimi imunitar mund të jetë më pak i qëndrueshëm.
Sipas të dhënave nga Shëndeti Publik i Britanisë së Madhe, ai “indian” është sot varianti më i importuar i Covid në ishull me rreth 130 raste, nga të cilat, të paktën tre nuk kanë lidhje me udhëtimet jashtë vendit, por për shkak të transmetimeve të brendshme.
Nëse shtetasit britanikë, banorët dhe studentët e Mbretërisë së Bashkuar, kanë të drejtë të kthehen në Britani nga vendet me rrezik, duke qëndruar së pari në karantinë në hotelet e caktuara nga qeveria, procedura e kontrollit përfshin testimin dhe gjurmimin e banorëve të lagjes.
Kështu ka ndodhur në disa lagje të Londrës – Southwark, Wandsworth, Lambeth dhe Finchley – ku rastet e variantit të Afrikës së Jugut u zbuluan disa ditë më parë.
Izraeli
Universiteti Ben-Gurion në shkretëtirën Negev, bllokoi ardhjen e të gjithë studentëve indianë, pasi 8 nga 17 rezultuan pozitivë për variantin e përhapur atje, sapo ishin kthyer nga shtëpia.
Pjesa tjetër e Izraelit, është gjithashtu e mbyllur për të parandaluar që mutacioni i identifikuar nga formula B.1.617 të vërë në rrezik fushatën e vaksinimit: mbi 5 milionë njerëz kanë marrë dozën e dytë nga një popullsi prej 9.2 milionë (aktualisht përjashtuar nga inokulimi të rinjtë) nën 16) dhe javën e kaluar për herë të parë nuk kishte vdekje nga Covid-19.
Ministria e Turizmit, ka caktuar 23 majin si datë për t’u kthyer për të mirëpritur udhëtarët e huaj, fillimisht vetëm në grupe të organizuara: test para nisjes dhe një tjetër pas uljes me avion në aeroportin në veri të Tel Aviv.
Shkencëtarët janë të shqetësuar se kjo rrjedhë e re mund të ekspozojë vendin ndaj varianteve, ai “indian” dhe gjithashtu ai i “Afrikës së Jugut”, kështu që hyrjet nga India do të pranohen vetëm në raste të veçanta (punëtorë, studentë) me një maksimum prej 300 në muaj dhe me detyrimin e karantinës në një hotel për dy javë.
Kryeministri Benjamin Netanjahu, e konsideron veten një mik të Narendra Modit (kryeministri indian) dhe për arsye diplomatike nuk dëshiron të mbyllë plotësisht dyert: izraelitët po organizojnë fluturime shpëtimi me mjekë, pajisje të kujdesit intensiv dhe ilaçe.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje