Lajme

Var veten 42-vjeçari në burg, ishte dënuar për vrasjen e tregtarit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në burgun e Zaharisë në Krujë. Ka vrarë veten duke u vetëvarur Zamir Topi, autor i vrasjes së Dashnor Osmanit në pazarin e Korçës rreth  4 muaj më parë. Autori vuante dënimin në burgun e Fushë- Krujë, pasi ishte me probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se 42-vjeçari është vetëvarur në tualetin e mjediseve të burgut, ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë, menjëherë është ndërhyrë me polici dhe ambulancë, por fatkeqësisht i burgosuri ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë