Politike

Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës. Shkarkohet nga detyra Rajmonda Balilaj e Fierit

Gazeta Si - Këshilli i ministrave ka miratuar lirimin nga detyra të dy prefektëve, të qarkut të Fierit dhe të Vlorës.

Në një njoftim thuhet se qeveria ka vendosur të emërojë ish-deputetin e LSI-së Vangjel Tavo si Prefekt të qarkut të Vlorës, duke zënë vendin e Flamur Mamajt.

"Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Vangjel Tavo ka qenë deputet nën siglën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, e ndërsa socialistët i kanë besuar së fundmi një detyrë të re.

Po ashtu, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefekten e Qarkut  të Fierit, Rajmonda Balilaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra Balilajn për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, gjatë periudhës që ka qenë kryebashkiake e Patosit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë