Gazeta Si – Një incident ka ndodhur këtë të mërkurë në ambientet e jashtme të Gjykatës së Posaçme, ku një person ka sulmuar me vezë kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule.
Kkreu i PBDNJ-së Vangjel Dule është vënë në “shënjestër” nga një qytetar, i cili e qëlloi me dy vezë.
Dule ndaloi për një moment i habitur me këtë veprim dhe më pas ngjiti shkallët e SPAK, për të qenë i pranishëm në seancën e kryebshkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
“Hajde këtu ore, do ikni siç ikin këlyshat e Serbisë”, i thotë personi që e goditi me vezë, ndërsa Dule i është kthyer se do të futej në SPAK.
Dule u paraqit në GJKKO për të ndjekur nga afër senacën për kërkesën e Fredi Belerit për të rrëzuar vendimin për moslejimin e betimit të tij si kryebashkiak i Himarës. Por vendimi i Gjykatës së Posaçme u shty për të hënën e datës 29 janar.
Në seancën e sotme avokatët e Belerit kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtates së vetme Daniela Shirka, me arsyetimin se trupa duhet të ishte me tre anëtare dhe jo me një.
Përmes avokatëve, por edhe personalisht nga kafazi i sallës, Beleri ka kërkuar ndryshimin e vendimit të Shkallës së Parë, që i refuzoi kërkesën për leje të posaçme nga burgu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


