Casper Van Uden (Team Picnic PostNL) fitoi etapën e 4 (të parën në Itali) të edicionit 108 në “Giro d’Italia”, Alberobello (Pietramadre)-Lecce, 189 km e gjatë. Ai la pas Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike) dhe Maikel Zijlaard (Tudor Pro Cycling Team). Ndërkohë Mads Pedersen (Lidl-Trek) ruajti Bluzën Rozë.

Renditja në etapën e 4
1 – Casper Van Uden (Team Picnic PostNL) – 189 km për 4h02’21”, shpejtësi mesatare 46.792 km/h
2 – Olav Kooij (Team Visma | Lease a Bike)
3 – Maikel Zijlaard (Tudor Pro Cycling Team)

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
2 – Primož Roglič (Red Bull – Bora – Hansgrohe) + 7″
3 – Mathias Vacek (Lidl-Trek) + 14″

Bluza Rozë – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza Ciklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)

Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)
Bluza e Bardhë – Mathias Vacek (Lidl-Trek)

Në përfundim të garës, Casper Van Uden falenderoi skuadrën dhe stafin për mbështetjen që e ndihmuan të përsëriste suksesin e arritur në Turqi një javë më parë. Për Van Uden ishte sprinti i parë i fituar në një tur të rëndësishëm por ai nuk e konsideron surprizë dhe thotë se duhet të ketë më shumë vetëbesim, njësoj si skuadra beson te ai. Nuk mendon për të ardhmen por i gëzohet suksesit të sotëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.