E shpresonin, thellë thellë vështirë të besohej, por në fund ndodhi, Tadej Pogačar sulmoi në Cipressa. Sulm i krahasueshëm si “termonuklear” që zakonisht di ta bëjë vetëm ai. Por këtë herë në “Milano-Sanremo” e realizuan edhe Mathieu Van der Poel e Filippo Ganna që ndoqën çmendurinë e Kampionit të Botës në ngjitjen prej 5.6 km me pjerrësinë 4.1%. Koha për ta përshkruar rezultoi di 8’55”. Muri i 9 minutave nuk ekziston më.

Klasikja “Milano-Sanremo 2025” u vendos nga sulmi i një trioje kampionësh në këtë sport: fitoi Van der Poel, përpara Ganna dhe Pogačar, i cili e shtyu sërish takimin me “Klasiken”. Për atë si u zhvillua, gara e këtij viti do të hapë diskutime edhe për shumë vite me rradhë.

Kjo ishte rradha e mbërritjes për 10 vendet e para në konkurimin e meshkujve:
1. Mathieu VAN DER POEL 6:22:53
2. Filippo GANNA 6:22:53
3. Tadej POGACAR 6:22:53
4. Michael MATTHEWS 6:23:36
5. Kaden GROVES 6:23:36
6. Magnus Cort NIELSEN 6:23:36
7. Mads PEDERSEN 6:23:36
8. Olav KOOIJ 6:23:36
9. Matteo TRENTIN 6:23:36
10. Fred WRIGHT 6:23:36

Ndërkohë gara e femrave u kthye pas 20 vitesh mungesë në kalendar dhe të gjitha çiklistet më të forta ishin aty. Ato u përballën në “Capi, Cipressa dhe Poggio”, me sulme, kundërsulme dhe shpërthime. Elisa Longo Borghini tentoi të shkëputej për disa minuta dhe pas 2 km e vetme u arrit në 100 metrat e fundit. Edhe këtu krahët e parë që u ngritën në ajër ishin holandezë, të Kampiones së Evropës Lorena Wiebes (SD Worx-Protime) që e udhëhequr nga Kampionia e Botës Lotte Kopecky, triumfoi mes 13 rivalesh mes të cilave edhe Marianne Vos (Visma | Lease a Bike). Ndoqi zvicerania Noemi Rüegg (EF Education-Oatly) që u rendit në shkallën më të ulët të podiumit.

Kjo ishte rradha e mbërritjes për 10 vendet e para në konkurimin e femrave:
1. Lorena WIEBES 3:43:32
2. Marianne VOS 3:43:32
3. Noemi RUEGG 3:43:32
4. Demi VOLLERING 3:43:32
5. Kimberley LE COURT 3:43:32
6. Chloe DYGERT 3:43:32
7. Elisa BALSAMO 3:43:32
8. Juliette LABOUS 3:43:32
9. Lotte KOPECKY 3:43:32
10. Puck PIETERSE 3:43:32
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




