Finale entuziasmuese në etapën e 9 të “Giro 108” gjatë së cilës Van Aert rezistoi ndaj Del Toro-s (meksikani i parë në Bluzën Rozë) dhe e parakaloi në 200 metrat e fundit. Belgu i “Team Visma | Lease a Bike” fitoi etapën e 9 në “Giro d’Italia 108”, nga Gubbio në Siena prej 181km. Në vendet dy dhe tre u renditën Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) dhe Giulio Ciccone (Lidl-Trek).

Meksikani Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG) është kryesuesi i ri në Klasifikimin e përgjithshëm. Belgu u shpreh i lumtur për fitoren në qytetin ku nisi karriera e tij në vitin 2018. Sukses i rëndësishëm që vjen pas një periudhe pa rezultate të tilla dhe pas një dueli me Del Toro, të cilin e vlerësoi për garën e zhvilluar. Por në fund fitoi Van Aert që megjithëse e njeh më mirë fazën finale të garës, për pak u rrëzua në kthesën e fundit.

Rradha e mbërritjes
1 – Wout Van Aert (Team Visma | Lease a Bike) – 181km nw 4h15’08”, me njw shpejtwsi mesatare prej 42.565 km/h
2 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
3 – Giulio Ciccone (Lidl-Trek) + 58″

Klasifikimi i përgjithshëm
1 – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
2 – Juan Ayuso (UAE Team Emirates XRG) a 1’13”
3 – Antonio Tiberi (Bahrain Victorious) a 1’30”

Bluza e Bardhë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Rozë – Isaac Del Toro (UAE Team Emirates XRG)
Bluza Çiklamin – Mads Pedersen (Lidl-Trek)
Bluza e Kaltër – Lorenzo Fortunato (XDS Astana Team)

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.