Sport

Valiev vishet në Ar, zhgënjen Dudaev

Chermen Valiev ishte një nga 3 medalistët olimpikë që u ndeshën në ditën e parë të “Muhamet Malo Ranking Series 2025” dhe një prej dy mundësve që arritën të ngjiten sërish në podium. Vetëm Islam Duadaev (edhe ky për Shqipërinë), u mund në 1/8 e finaleve në peshën 65g. Për të parën herë në tapet pas “Paris 2024”, Valiev fitoi medaljen e artë në peshën 74kg në Tiranë. Për ta bërë fitoren akoma më të bukur ai fitoi ndaj 4 herë Kampionit të Evropës Tajmuraz Salkazanov (Sllovaki).

Kombëtarja e mundjes pas medaljes së Arit që fitoi Valiev

Rivali sllovak ishte pretendent për titullin e 5 rradhazi evropian por pas humbjes që pësoi në Tiranë, kuotat kanë ndryshuar dhe tani Valiev shihet si pretendenti kryesor për medaljen e artë në Bratislavë. Mundësi i natyralizuar që garon për Shqipërinë fitoi 2 herë nga 1-0 në çdo raund duke i lënë vetëm dëshpërimin rivalit sllovak. Medalisti tjetër kuqezi në Paris, Islam Dudaev nuk pati të njëjtën ecuri në peshën 65kg ku u mund nga rivali japonez Kaisei TANABE dhe e mbylli këtë turne pa medalje.

Sfida që largoi Dudaev nga rruga drejt medaljes

Rezultatet e finaleve në ditën e parë

57kg
ARI: Ali MOMENI (IRI) fitoi ndaj Aiaal BELOLYUBSKII (TJK) me tuç
BRONZ: Almaz SMANBEKOV (KGZ) vs. Merey BAZARBAYEV (KAZ), 3-2
BRONZ: Sultan KURMANALIYEV (KAZ) vs. Weiyu LI (CHN), 9-9
61kg
ARI: Takara SUDA (JPN) vs. Nachyn MONGUSH (UWW), 8-8
BRONZ: Mukhamed BALGABAY (KAZ) vs. Stilyan ILIEV (BUL), 7-0
BRONZ: Artem GOBAEV (UWW) vs. Leomid COLESNIC (MDA), 3-0
65kg
ARI: Rahman AMOUZAD (IRI) vs. Taiyrbek ZHUMASHBEK UULU (KGZ), 5-1
BRONZ: Bilol SHARIP UULU (KGZ) vs. Kaisei TANABE (JPN), 3-1
BRONZ: Real WOODS (USA) vs. Kaiji OGINO (JPN), 9-1
70kg
ARI: Yoshinosuke AOYAGI (JPN) vs. Vazgen TEVANYAN (ARM), 4-1
BRONZ: Vasile DIACON (MDA) vs. Akaki KEMERTELIDZE (GEO), 10-0
BRONZ: William LEWAN (USA) vs. James GREEN (USA, 4-3

Valiev fitoi kështu Finalen e peshës 74 kg në mundjen e lirë

74kg
ARI: Chermen VALIEV (ALB) vs. Taimuraz SALKAZANOV (SVK), 2-0
BRONZ: Yones EMAMI (IRI) vs. Orozobek TOKTOMAMBETOV (KGZ), 6-1
BRONZ: Murad KURAMAGOMEDOV (HUN) vs. Magoma DIBIRGADZHIEV (UWW), 1-1
86kg
ARI: Chandler MARSTELLER (USA) vs. Bolat SAKAYEV (KAZ), 2-0
BRONZ: Tariel GAPHRINDASHVILI (GEO) mundi Mukhammad ABDULLAEV (KGZ) me tuç (4-8) BRONZ: Rustem MYRZAGALIYEV (KAZ) vs. Sebastian JEZIERZANSKI (POL), 8-1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë