Duket se rusët nuk e kanë harruar se si Chermen Valiev u largua prej tyre për të përfaqësuar Shqipërinë. Madje ata janë tërbuar kur ju rrëmbeu direkt medaljen e artë në evropianin e Bratislavës pas fitores ndaj Zaurbek Sidakov (mundësi rus që konkuron nën flamurin e UWW). Në ceremoninë e dhënies së medaljeve në peshën 74 kg, shihet një komunikim nervoz i Presidentit të Federatës ruse të mundjes me ish sportistin e tij. Në vazhdim ai ja vendos medaljen me forcë dhe e tërheq nga duart Valiev. Diçka që nuk kishte ndodhur më parë në evente të tilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.