Nga Gazeta Si – Dëmtimi nuk e lejoi të luftonte për medalje të artë, por Valiev nuk u dorëzua dhe u ngjit në tapet përballë japonezit Takahashi.
Numri 1 në Botë pati një dëmtim në kavilje që nuk e lejoi të shprehte potencialin e plotë në Finalen për medalje të artë dhe titull botëror.
Gjithsesi edhe medalja e argjendtë në peshën 74 kg (mundje e lirë) pasuron kabinetin e suksesshëm të Valiev dhe Federatës Shqiptare të mundjes në aktivitetet ndërkombëtare.
Në Botërorin e Kroacisë, Chermen Valiev fitoi 4 ndeshje dhe u mund 8-2 në Finale ku u paraqit i dëmtuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)


