Shqipëria siguron një medalje në evropianin e mundjes që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë. Kjo pas konkurimit të sotëm të Zelimkhan Abakarov dhe Chermen Valiev. I pari në peshën 61 kg dhe i dyti në peshën 74 kg.

Abakarov e filloi konkurimin nga turi kualifikues dhe fitoi dy ndeshje (10-0 ndaj zviceranit Leutert dhe 11-2 ndaj azerit Novruzov) duke mbërritur në ½ finale. Atje u mund 5-2 nga armeni Harutyunyan duke përfunduar në Finalen e vogël për medaljen e bronztë që do të zhvillohet të mërkurën në orën 18:07.
Ndërsa Valiev e filloi konkurimin nga turi ¼ final dhe fitoi 10-0 ndaj bullgarit Ramazanov. Në ½ finale eleminoi azerin Novruzov me rezultatin 6-0. Në Finalen e madhe për medaljen e arit ai do të ndeshet ndaj Zaurbek Sidakov që konkuron me flamurin e UWW. Sfidë që do të zhvillohet të mërkurën në orën 18:39.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.