Vit i ri, suksese të reja për sportin e mundjes në vend. Medalistët olimpikë Chermen Valiev dhe Zelimkan Abakarov përfaqësuan Shqipërinë në turneun e parë ndërkombëtar për vitin 2025. Nuk ishte thjeshtë pjesëmarrje, por konkurim me ngjitje në podium dhe dy medaljet e rradhës për ta personalisht dhe Federatën e Mundjes gjithashtu. Gjithçka në “Grand Prix de France Henri Deglane 2025” që filloi në datën 17 Janar dhe përfundon sot në Nicë të Francës.

Si zakonisht u konkurua në të dy stilet, mundje e lirë dhe greko romane, pa harruar dhe pjesëmarrëset femra. Nga edicionin i 51 në kompeticionin që zhvillohet prej vitit 1975 kuqezinjtë e mundjes u kthyen me dy medalje. Chermen Valiev u ngjit në majën e podiumit në peshën 75 kg duke marrë medaljen e artë. Një shkallë më poshtë në peshën 65 kg u rendit Zelimkan Abakarov që mori medaljen e argjendtë.

Për Federatën e Mundjes, këto rezultate konfirmojnë përkushtimin, forcën dhe profesionalizmin e dy mundësve tanë që kanë një pozicionim të lartë edhe në klasifikimin botëror. Në peshat përkatëse ata mbajnë vendin e 4 në Botë me 31000 pikë Valiev dhe 29000 Abakarov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




