Në javën e modës në Paris, radhën për të shfaqur koleksionin vjeshtë-dimër për vitin 2023 e kishte marka e njohur italiane, Valentino.
Këtë herë, drejtori kreativ i shtëpisë luksoze të modës, Pierpaulo Piccioli, zgjodhi të sillte një koleksion që i ngjante një pikture një ngjyrëshe.






Xhaketa të mëdha me shpatulla të gjëra, bluza të ngushta të holla me kravatë dhe çizme të stilit ushtarak, u prezantuan në pasarelën e këtij eventi të rëndësishëm.
Në prezantimin e shumëpritur të koleksionit të ri të Valentinos morën pjesë Brooklyn Beckham dhe bashkëshortja e tij Nicola Peltz. Djali i stilistes Victoria Beckham, shoqëroi gruan e tij Nicola Peltz, e cila kishte zgjedhur të vishej e tëra me të zeza.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




