Marka luksoze Valentino po prodhon bluza me sasi të limituar, me një çmim prej 690 dollarësh, për të mbështetur vaksinimin kundër Covid-19.
Në bluzat e zeza është e shkruar “Vaksinuar” me të kuqe, me logon e Valentino-s.
Pulovrat e zeza u krijuan për herë të parë nga një kompani e vogël e Los Anxhelosit e quajtur Cloney, fillimisht pa dijeninë e markë italiane.
Kur stilisti i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli, mësoi për nismën, vendosi t’i blinte të gjitha tutat që ishin në dispozicion dhe t’ua jepte dhuratë miqve, përfshirë Lady Gaga-n.
Ai pastaj vazhdoi të prodhojë një seri “hoodies” (tuta) që do të shiten në faqen e internetit të Valentino-s nga 23 shtatori. Të ardhurat do të shkojnë për UNICEF-in, për të mbështetur punën e tij me shpërndarjen e vaksinës në vendet e varfra.
“Vaksinimi është bërë mënyra më efektive për të luftuar këtë pandemi globale, si dhe një simbol i respektit për të tjerët dhe përgjegjësisë shoqërore”, tha Piccioli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.