Autoritetet pakistaneze u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë brenda, të hidratohen dhe t’i shmangin udhëtimet e panevojshme për të parandaluar goditjen nga vala e të nxehtit që ka kapluar disa pjesë të Pakistanit, ku u regjistruan temperatura deri në 53 gradë pas prillit më të lagësht në mbi 60 vjet.REL


Temperatura më e lartë në Pakistan arriti në 53.7 gradë celsius dhe u regjistrua më 28 maj, në qytetin Turbat, që ndodhet në provincën jugperëndimore të Baluçistanit.


Sipas Indeksit Global të Rreziqeve Klimatike, vendi i Azisë Jugore me më shumë se 241 milionë banorë, ka pësuar humbje ekonomike me vlerë 3.8 miliardë dollarë për shkak të ndikimeve të ndryshimeve klimatike midis viteve 1999 dhe 2018.

Pakistani prodhon më pak se 1 për qind të sasisë së përgjithshme globale të gazrave serë, megjithatë po vuan rëndë nga ndikimet si pasojë e ndryshimeve klimatike.


Rritja e temperaturave ka bërë që qyteti Punxhabi t’i mbyllë shkollat, duke prekur të paktën 26 milionë fëmijë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




