Shendet

Vaksinat kundër COVID-19 zgjasin ciklin menstrual me 18 orë

Gratë që morën vaksinën e Covid-19 patën një zgjatje të periudhës së menstruacioneve, sipas një studimi të ri. Gjetjet, të publikuara në revistën “Obstetrics & Genecology”, vërtetojnë pretendimet e mijëra grave që raportuan ndryshime në ciklin e tyre pas vaksinimit.

Një ekip shkencëtarësh të udhëhequr nga Universiteti i Shëndetit dhe Shkencës në Oregon analizuan menstruacioney e afro 4000 grave përmes një aplikacioni për gjurmimin e fertilitetit – disa prej të cilave ishin të vaksinuara dhe të tjerat ishin të pavaksinuara.Rritja mesatare në ciklet e grave pas dozës së parë të vaksinës ishte 15 orë dhe 18 orë pas dozës së dytë.
Megjithatë, një nëngrup i përdoruesve të aplikacionit që morën dy doza vaksinash në të njëjtin cikël menstrual (358 përdorues) patën një rritje më të gjatë të kohës së ciklit prej dy ditësh.
Menstruacionet zakonisht zgjasin rreth 28 ditë, por kjo ndryshon nga një grua në tjetrën, si dhe brenda. Mund të ndryshojë edhe gjatë kohës së stresit.
Megjithatë, gjetjet janë paraprake, pasi ky studim do të zgjasë për një vit. Hulumtimi u njoftua në shtator të vitit 2021 dhe financohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë (NIH)në Londër.

Ai përfshin pesë universitete që synojnë të përcaktojnë nëse ka apo jo një lidhje midis të pasurit perioda jonormale dhe vaksinës COVID-19.
Universitetet përfshijnë Universitetin e Bostonit, Shkollën Mjekësore të Harvardit, Universitetin Johns Hopkins, Universitetin Shtetëror të Miçiganit dhe Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon.
“Është qetësuese që studimi gjeti vetëm një ndryshim të vogël, të përkohshëm menstrual tek gratë”,tha Diana W. Bianchi, drejtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor Eunice Kennedy Shriver të NIH.
Ajo shtoi se kjo është një mundësi për të këshilluar gratë se çfarë të presin nga vaksinimi kundër COVID-19, në mënyrë që ato të mund të planifikojnë në përputhje me rrethanat.”
Studiuesit mblodhën të dhëna nga tre cikle radhazi para marrjes së vaksinës dhe tre të tjera pas.
Për individët e pavaksinuar, të dhënat u mblodhën për gjashtë cikle radhazi. Nga 3,959 gra në studim, 2,403 ishin të vaksinuar dhe 1,556 ishin të pavaksinuar. 
Tre nga vaksinat ishin të pranishme në studim – Pfizer (55 përqind), Moderna (35 përqind) dhe vaksina Johnson & Johnson (7 përqind). 
Ndryshimet duken më të theksuara kur vaksinimi bëhet herët në fazën folikulare, e cila fillon në ditën e parë të menstruacioneve (gjakderdhja) dhe përfundon me fillimin e ovulacionit. 
Megjithatë, rritja e gjatësisë së ciklit nuk u shoqërua me ndonjë problem tjeter.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë