Njerez

Uzuni ‘shënon’ dhe do të bëhet babai i një djali…e zbuloi në “Air Albania”! (video)

Nga Gazeta 'Si'-  Myrto Uzuni me sa duket ka vendosur që gjithçka në lidhje me jetën e tij sportive apo jo ta ndajë me fushën e blertë të lojës, si për të treguar se dashuria për fushën topin dhe futbollin është e njëjtë me atë ndaj familjarëve të tij.

Rreth një vit më pare ai i propozoi për martesë të dashurës së tij Uarda Hyseni në fushën e lojës në përfundim të një ndeshje të Granadës në La Liga. Ajo e shoqëron në jetën e tij prej më shumë se 3 vitesh dhe më së fundi duket se familja e tyre do të shtohet me një djalë.

Këtë gjë Myrto dhe Uarda e kanë zbuluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin kombëtar “Air Albania” me një ceremoni të veçantë.

Edhe zbulimin e gjinisë së fëmijës së tyre futbollisti i kombëtares shqiptare e kishte ideuar në stadium, në fushën e blertë dhe me një gol, ku fishekzjarret ngjyrë bjoqielli sinjalizuan se pasardhësi i tij do të jetë një djalë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë