Ukrainasi Oleksandr Usyk cimentoi endin e tij si një ndër më të mëdhenjtë në historinë e boksit kur mundi Daniel Dubois në raundin e 5 dhe u shpall për të dytën herë, Kampion i Padiskutueshëm në peshën e rëndë. Ai bëri një paraqitje bindëse në prani të 90.000 tifozëve në “Wembley Stadium” duke shuar ëndërrën e Dubois për të qënë i pari britanik që unifikonte brezat e 4 federatave më të mëdha në Botë. 38 vjecari Usyk, e rrëzoi dy herë Dubois në raundin e 5 dhe londinezi e kishte të pamundur të rikthehej pas numërimit të dytë nga gjyqtari i ringut.

Kjo ishte fitorja e dytë e Usyk ndaj Dubois pas asaj në vitin 2023 që zgjati rekordin e ukrainasit në 24 fitore në boksin profesionist. Dubois që mundi Anthony Joshua për mbrojtjen e titullit IBF në Shtator 2024 pësoi humbjen e tretë në 25 ndeshje si profesionist. Usyk rimorri titullin në IBF të cilin e humbi pak javë pas unifikimit të divizioneve në vitin 2023. Tashmë ai është sërish praën titujve në WBA (Super), WBO dhe WBC. Të pranishëm gjatë mbrëmjes ishin emra si Roy Jones Jr dhe Frank Bruno. Oleksandr Usyk tani ka një rekord 8-0 ndaj rivalëve britanikë pas fitoreve ndaj Tony Belleë, Derek Chisora, Anthony Joshua (2 herë), Tyson Fury (2 herë) dhe Daniel Dubois (2 herë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




