Sport

Usyk 2 Dubois – në ‘Wembley’ për unifikimin e titujve në peshën e rëndë

Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të ndeshen sot (dy vite pas sfidës së parë) për unifikimin e titujve botërorë. Usyk fitoi përballjen e parë ndaj Dubois në Poloni ndërsa tani gjigandët e peshës së rëndë do të ndajnë ringun e “Wembley Stadium”. Ukrainasi ka të gjithë titujt e mundshëm me përjashtim të atij në IBF që mbahet nga rivali britanik. Usyk arriti të rekuperonte terren dhe mundte Dubois pas një gjuajtje nën brez të cilën skuadra e britanikut e konsideron edhe sot brenda rregullave, një gjuajtje në trup. Ndërsa Dubois prej asaj mbrëmjeje ka qënë në formën më të mirë të mundshme duke fituar ndaj Jarrell Miller, Filip Hrgovic dhe Anthony Joshua.

Këtë të fundit, 27 vjecari e rrëzoi KO në “Wembley”, Shtatorin e kaluar. Usyk gjithashtu nuk ka pësuar asnjë humbje, duke rregjistruar dy fitore me vendimin e gjyqtarisë ndaj Tyson Fury-t në 2024. Fitorja e parë e bëri 38 vjecarin Usyk, Kampionin e parë të padiskutueshëm në 24 vitet e fundit. Ndërkohë Dubois u promovua nga “interim” në Kampion të Rregullt në versionin IBF. Eventi në “Wembley” do të startojë në orën 18:30 (CEST) ndërsa ndeshja kryesore pritet të startojë në orën 22:45 (CEST). Dubois ka 24 ndeshje në karrierën e tij (22 fitore, 2 barazime, 21 fitore me KO) ndërsa Usyk ka 23 ndeshje (23 fitore, 14 me KO). Për të parën herë në “Wembley” do të boksohet për katër brezat e peshës super të rëndë.

Kalendari i eventit në “Wembley Stadium”:
– Oleksandr Usyk vs. Daniel Dubois 2; Titujt e Usyk: WBA (Super), WBC, WBO, IBO & The Ring. Titulli i Dubois: IBF.
– Lawrence Okolie vs. Kevin Lerena;  Titulli i Okolie: WBC silver heavyweight title
– Daniel Lapin vs. Lewis Edmondson; Titujt e Lapin: IBF Intercontinental & WBA Continental light heavyweight
– Vladyslav Sirenko vs. Solomon Dacres; Heavyweight
– Aadam Hamed vs. Ezequiel Gregores; Super lightweight
– Lasha Guruli vs. James Francis; Super lightweight


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë