Lajme

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, procedohet penalisht 36-vjeçari

Policia e Dibrës ka proceduar penalisht një shtetas për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë shtetasi E.H, 36 vjeç, banues në Klos.

Siç njofton policia, procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pasi në qytetin e Klosit në një lokal të marrë me qira nga ana e tij, është konstatuar se ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë Qarkun deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që tenton të ushtrojë këtë aktivitet anti-ligjor.

Ndërsa në Bulqizë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 6 janarit ku në një minierë të nxjerrjes së kromit u aksidentuan jashtë rrezikut për jetën dy punonjës, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, në gjendje të lirë për shtetasin: A.Ç, 44 vjeç, banues në Bulqizë, (sinjalist, manovrues në minierën e kromit Bulqizë).

Këtij shtetasi si pasojë e neglizhencës i ka rrëshqitur e dalë nga shinat vagoni, dhe si pasojë mbetën të dëmtuar jashtë rrezikut për jetën dy shtetas punëtor të minierës.

Vepra penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë