Policia e Matit ka finalizuar operacionin e koduar “BILETA”, ku ka konstatuar dhe goditur 2 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, duke proceduar penalisht 2 pronarë subjektesh.
Policia thotë se janë proceduar penalisht shtetasit A. S., 25 vjeç, dhe A. K., 51 vjeç, të dy banues në Burrel.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në subjektet e tyre “Bar Cafe”, janë gjetur dhe sekuestruar pajisje kompjuterike dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



