HIIT (High Intensity Interval Training) që do të thotë ushtrime me intervale dhe intensitet të lartë i referohet seancave të stërvitjes me periudha të shkurtra ushtrimesh dhe me pushim midis tyre.
Sipas një studimi të botuar këtë javë në “The British Medical Journal”, kjo lloj stërvitje është veçanërisht e efektshme për të rriturit mbi 70 vjeç, duke rritur mirëqenien mendore dhe fizike dhe ndoshta edhe duke zgjatur jetëgjatësinë.
Studiuesit nga disa spitale dhe universitete norvegjeze shikuan 1.567 norvegjezë, të moshës 70-77 vjeç, për një periudhë pesë-vjeçare ku 800 prej të cilëve u caktuan të bënin dy seanca në javë të HIIT.
Studimi zbuloi se ata kishin një gjendje mjaft të mirë fizike dhe mendore, krahasuar me një grup që bëri ushtrime me intensitet të moderuar për 50 minuta dy herë në javë.

Grupi i HIIT gjithashtu ishin më të shëndetshëm gjatë trajnimit dhe shfaqën më pak probleme shëndetësore sesa grupi tjetër.
“Dallimi nuk është statistikisht i rëndësishëm, por tendenca është aq e qartë sa që ne besojmë se rezultatet japin arsye të mira për të rekomanduar ushtrime me intensitet të lartë për të moshuarit,” tha Dorthe Stensvold, autorja kryesore e studimit dhe pedagoge në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë.
Stensvold tha se në përgjithësi, më shumë se 95% e pjesëmarrësve të studimit mbijetuan gjatë periudhës pesë-vjeçare, krahasuar me 90% të shumicës së 70-77 vjeçarëve në Norvegji në një periudhë pesë vjeçare.
Gjithashtu studimi tregoi përmirësime në shëndetin mendor dhe u sugjerua nga studiuesit që HIIT duhet të hulumtohet më tej si një mënyrë për të mbajtur të moshuarit të shëndetshëm gjatë të 70-ve dhe më tej.
Ajo tha se ky studim mund të jetë një fillim i mirë për të tjera studime që në fund të bindemi se HIIT duhet të ndiqet nga të moshuarit dhe të bëhet pjesë e rutinës së tyre.
Burimi: Insider. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



