Gazeta Si - Prania e të paktën dy tifozëve shqiptarë gjatë ndeshjes Itali-Shqipëri të veshur me uniformën dhe simbolet e UÇK-së, kanë tërbuar sërish mdiat serbe.
E angazhuar tashmë prej vitesh për të parë me kujdes çdo sfidë të kuqezinjve edhe në shkallët e stadiumit, gazeta “Kurir” ka pikasur një tifoz me veshje të veçantë në stadiumin e Dortmundit, atje ku shqiptarët ishin mbledhur për të parë ndeshjen me Italinë.
Pranë ndodhej dhe një tifoz tjetër shqiptar, i kombinuar me veshje popullore tradicionale shqiptare dhe me simbolet e UÇK-së, kun ë kokë mbante përkrenaren e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Kyi fundit, po ashtu kishte të shkruar në krahun e djathtë, siç shihet në foto: “FCK SRB…”. Tifozi shqiptar ishte veshur si një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që ka shqetësuar serbët.
Media në fjalë, përmes disa pyetjeve, ka lënë të kuptojë nëse do të merren masa nga UEFA për një “provokim” të tillë.
"A do të reagojë UEFA për këtë? A do të ketë gjoba, pezullime apo diçka të ngjashme? Jemi në pritje të një reagimi. I menjëhershëm ka qenë reagimi kur gjatë ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi ka pasur ofendime në bazë kombëtare, ku të dyja skuadrat janë dënuar, - shkruan "Kurir". - Më pas, përveç dënimit financiar, “shqiponjave” iu desh të luanin një ndeshje pa publik kundër Bullgarisë...”.
Sipas “Kurir”-it serb, “shqiptarët mbanin simbolet e lartpërmendura të UÇK-së brenda dhe përreth stadiumit dhe nuk ishte e gjitha. Kishin edhe flamuj, mbi të cilët theksonin “Shqipëria e Madhe”, bënin gjithçka me qëllim provokimi...", vijon media.
Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe mediat e tjera, serbe, duke e cilësuar një pamje të tillë sit ë shëmtuar.
“Para fillimit të ndeshjes në tribunat e stadiumit të Dortmundit është parë një skenë tejet e shëmtuar. Me ndërgjegje, dy tifozë shqiptarë dolën në tribuna të veshur me rroba që kishin për qëllim provokimin e Serbisë, pasi njëri prej tyre kishte veshur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tjetri me simbole të kësaj organizate terroriste, lëshuan ofendime ndaj serbëve”, - shkruan media "Nova.rs".
Deri tani, UEFA nuk ka dalë me asnjë njoftim apo reagim zyrtar për “provokimin” e radhës së tifozëve shqiptarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.