Keshilla

Ushqimet që nuk duhet të konsumoni gjatë shtatzënisë

Lista e ushqimeve që duhet të shmangen gjatë shtatzënisë nuk duhet të kufizohet vetëm me alkoolin. Kujdesi gjatë shtatzënisë është tepër i veçantë dhe një ndër gjërat për të cilën nënat shtatzën kujdesen më shumë është konsumimi i ushqimit këto 9 muaj. Shumë nga ushqimet që konsumojnë janë toksike për trupin dhe duhet të shmangen veçanërisht kur jeni shtatzënë. Ato mund të dëmtojnë fëmijën dhe ndërkohë që asnjë nënë nuk dëshiron që kjo të ndodhë. Por jo shumë, janë të informuar sa duhet për këtë temë. Edhe pse disa prej ushqimeve në këtë listë janë me të vërtetë të mira për shëndetin tuaj normalisht, për gratë shtatzëna ato mund të shkaktojnë disa rreziqe.

Rregulli bazë për një ushqim të shëndetshëm në shtatzëni është ndjekja e një diete të ekuilibruar, duke shmangur disa ushqime që cilësohen të dëmshme. Ja cilat janë disa prej ushqimeve të cilat nuk duhet të konsumohen gjatë shtatzanisë:

Sushi
Peshku i papërpunuara ka më shumë gjasa që të përmbajë baktere ose parazitë që mund të shkaktojnë vuajtje të rënda gastrointestinale. Sushi duhet të shmanget patjetër në qoftë se ju nuk doni të helmoheni nga ushqimi dhe të dëmtoni fëmijën tuaj.

Ushqimet pikante

Mos hani ushqimeve pikante! Në tremujorin e parë, ndjesia juaj e erës është shumë e fortë, dhe mund tju vijnë të përziera nga erëzat. Ushqimi pikant mund të shkaktojë diarre. Gjithashtu, gratë shtatzëna janë të prirur për urth, që ushqimi me erëza vetëm e përkeqëson.

Caji
Edhe pse kjo vjen si një surprizë për shumë njerëz, ju duhet të shmangni disa lloje të çajit.

Djath i butë
Djathrat e butë mund të përmbajnë baktere Listeria që shkaktojnë një infeksion të quajtur Listerioza. Djathrat e butë përmbajnë shumë lagështi. Kjo do të thotë se ata mund të jetë një mjedis ideal për bakteret e dëmshme. Edhe pse infeksioni me listeria është e rrallë, është e rëndësishme të merren masa të veçanta në shtatzëni.

Mëlçia

Mëlçia dhe produktet e saj duheni t’i shmangni, sepse përmbajnë shumë vitaminë A, ndërsa ajo është e dëmshme në sasi të mëdha dhe mund të çojë deri te çrregullimet serioze tek bebet. Vaji i peshkut përmban lloj të veçantë të vitaminës A, çka mund të jetë shumë keq për beben dhe prandaj shmangeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë