Lajme

Ushqim falas për njerëzit në nevojë, Prishtina dyfishon kapacitetet

Prishtina ofron ushqim të ngrohtë falas për të gjithë personat në nevojë në këtë periudhë masash kufizuese për qytetarët për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Janë dy pika ku ofrohet ushqim i ngrohtë falas, përkatësisht në Tophane dhe Aktash. Shërbimi fillon që prej mesditës së të enjtes, ku do të jepet njëë pjatë gjellë, sallatë dhe bukë.

Komuna e Prishtinës thotë se në këto ditë do të dyfishohet shërbimi falas për banorët, ndërsa garanton edhe masat higjienike.

“Ushqimin mund ta merrni vetëm me vete. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Autoritetet ftojnë qytetarët që gjatë marrjes së vakteve falas të ruajnë distancën dhe të respektojnë kërkesat e tjera higjieno-sanitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë