Lajme

Urgjenca kirurgjikale do të kryen tek Spitali i Traumës

Pranë ambienteve të Spitalit Universitar të Traumës, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar se urgjencat kirurgjikale do të realizohen pranë këtij spitali.

“Është një vendim që kemi marrë së bashku me Komitetin Teknik dhe drejtues të Burimeve Njerëzore për të mundësuar lehtësimin e spitaleve tona si QSUT dhe Spitali “Shefqet Ndroqi”” u shpreh Ministrja. 

Ministrja deklaroi se në kuadër të zhvendosjes së operacioneve kirurgjikale dhe patologjive malinje do të të zhvendosen edhe pajisjet mjekësore dhe barnat për t’i ardhur në ndihmë Spitalit Universitar të Traumave në mënyrë që shërbimi për pacientët të mos ketë asnjë mungesë dhe vonesë.

Gjatë inspektimit Ministrja deklaroi gjithashtu se kanë filluar përgatitjet për të shndërruar spitalin “Shefqet Ndroqi” në spitalin e dytë COVID-19.

 “Po bëhet një organizim i mirëfilltë për sa i përket kapaciteteve që do të shtohen aty me burime njerëzore dhe gjithashtu gjithë organizimit për t’i bërë ballë këtij infeksioni,” u shpreh Ministrja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë